in

Petraq Milo: Shikoni me kujdes videon, unë isha në radhë

Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufirin malazez nga autoritetet e Malit të Zi. Për emisionin “Good Morning Albanians”, ai tha se në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë në radhë.

“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”- theksoi ai.

Pas videos së publikuar ku përdoret dhunë ndaj Milos, është bërë me dije nga mediat malazeze se efektivët janë arrestuar dhe po hetohet ngjarja. Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin–Muriçan.

Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka njoftuar se është duke u zhvilluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë, si dhe procedura para Departamentit për Kontroll të Brendshëm të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Milo ka rënë pre e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.

Lini një Përgjigje

Rama si Enver Hoxha, ndërpret marrëdhëniet me SHBA

Shqipëria, një rekord në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare