Petar Petkoviq që tani është drejtor i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ e qeverisë e Serbisë do të jetë pjesëmarrës në shënimin e natës së krishtlindjeve në Kosovë. Ai do të ndajë 36 banesa familjeve serbe, 24 prej tyre të sapo ndërtuara, transmeton Gazeta Metro.
Petkoviq do t’i dorëzojë çelësat e banesave atyre që cilësohen si persona të zhvendosur të brendshëm, çifteve të sapomartuara dhe popullatës së rrezikuar për banim nga territori i ‘Mitrovicës së Kosovës’ shkruan portali Kossev.
Ai do të jetë në ceremoninë e natës së krishtlindjeve në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës dhe do të qëndroj si mysafir në Lipjan.
Banesat që do të ju dorëzohen prej të cilëve 24 janë në një objekt të sapo ndërtuar në Mitrovicën e Veriut.
Kjo zyrë e qeverisë serbe ka njoftuar se veprimtaria e drejtorit do të zhvillohen sipas rregullave të caktuara për shkak të krizës shëndetësore./gazetametro.net