in

OBSH niset drejt Kinës pa marrë miratimin e autoriteteve

 

Ekipi i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është nisur drejt Kinës për të filluar hetimet rreth origjinës së koronavirusit pa marrë miratimin e autoriteteve kineze.

Lajmi u dha nga kreu i organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tedros Ghebreyesus i cili u shpreh i zhgënjyer për mungesën e aprovimit nga Pekini zyrtar.

“Kam qenë në kontakte me drejtues të lartë të Kinës dhe sqarova se ky mision është një prioritet i OBSH”, u shpreh Ghebreyesus.

OBSH lajmëroi disa javë më parë se do të dërgonte një mision në Kinë me shpresën që ekspertët do të zbulonin diçka në lidhje me zanafillën e Covid-19. Shkencëtarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët tek njeriu, por ka disa shtete në botë që pretendojnë se ai u përgatit në një laborator të Wuhanit, qytet ku nisi pandemia.

Kina prej kohësh është akuzuar nga shumë vende të botës se vonoi në marrjen e masave dhe ndarjen e informacioneve për rrezikun që paraqiste koronavirusi.

Lini një Përgjigje

Petkoviq nesër u dhuron 24 banesa të reja serbëve ‘të zhvendosur’ në Mitrovicë

Gjermania vendos masa të ashpra kundër koronavirusit