in

Përplasje në mes të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Në pamjet e mëposhtme shihet se në këtë përplasje janë përfshirë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe me aq sa mund të shihen në pamje, aty janë edhe deputetët e VV-së, Hekuran Murati, Hajrullah Çeku e Dimal Basha.

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores. Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.

Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.

Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalur deputetin Gashi. Aty është ndërprerë seanca.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka dhënë detaje rreth asaj që ka ndodhur para pak çastesh në seancën plenare në Kuvend, ku shihen deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke u shtyrë me shefin e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashin.

Murati ka thënë se nuk ka pasur përplasje, por se vetëm ka qenë një situatë e tensionuar. Fotografiapërgënjeshtron.

 

Lini një Përgjigje

Kryeministri Hoti: Ky është fjalimi më i ligë dhe më i turpshëm

Enver Hoxhaj: Instrumentalizimi i proceseve gjyqësore po e dëmton rëndë Kosovën