Kryeministri Avdullah Hoti u përplas me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavi, për personat e pagjetur.
Përplasja nisi kur Nagavci kritikoi ashpër kryeministrin Hoti, duke thënë se ka barazuar personat e pagjetur me personat e shpërngulur. Ajo tha se me 4 shtator janë bërë pazare edhe me personat e pagjetur.
“Kryeministri Hoti ju më 4 shtator keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Serbia duhet të ofrojë të gjitha informacionet për varrezat masive. Pa kthimin e personave të pagjetur nuk mund të ketë as dialog”, ka thënë Nagavci.
Reagimi i kryeministrit Hoti ishte i ashpër pas këtyre akuzave, duke e quajtur të ligë fjalimin e Nagavcit.
“Ky është fjalimi më i ligë dhe i turpshëm që kam dëgjuar në Kuvendin e Kosovës, edhe sa kam qenë deputet edhe ministër”, ka thënë Hoti.