in

Përmbytjet më të mëdha në Rrafshin e Dukagjinit

  Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dalë me një raport për situatën e përmbytjeve në gjithë territorin e Kosovës.

“Reshjet e shiut, të cilat po vazhdojnë pa ndërpre, më shumë se 48h, duke përfshi tërë territorin e vendit, me intensitet më të shprehur në pjesën perëndimore të sajë, ku gjatë kësaj kohe kanë rënë mesatarisht rreth 75.6 mm (lm2), reshje, duke shkaktuar përmbytje, nëpër disa komuna, si pasojë e ngritjes së niveleve të lumenjve përtej kapaciteteve të tyre bartëse”.

IHMK njofton se kësaj situate të rënduar i ka kontribuar edhe shkrirja e borës nëpër viset më të larta malore.

“Gjendja më e rënduar paraqitet në disa Komuna të Dukagjinit si: Gjakovë (95.8 mm), Junik (198.9 mm), Deçan, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Pejë (95 mm), Klinë, dhe në Rrafshin e Kosovës, komunat: Drenas, Skenderaj, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Prishtinë (58 mm), Mitrovicë”, njofton më tej Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lini një Përgjigje

Mënyrat se si Tramp mund të mbahet përgjegjës për kaosin e djeshëm

Pfizeri ende nuk e konfirmon marrëveshjen me Kosovën për vaksinat