Përgatiti Valmir Mehmetaj
Washington Post një dit pas sulmit në objektin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka renditur mënyrat se si Tramp mund të mbahet përgjegjës për rolin e tij, sipas gjasave që ajo mund të ndodhë.
Një ditë pas sulmit ndaj Kapitolit të SHBA dhe vetë demokracisë, nuk jemi të sigurt se çfarë do t’i ndodhë presidentit Trump për rolin e tij, apo nëse do t’i ndodh diçka. Demokratët dhe ekspertët e qeverisjes së mirë mendojnë se një lloj përgjegjësie është e nevojshme, në mënyrë që të mos lejohet që kjo të ndodhë më.
Por shumë nga opsionet janë vetëm mundësi të largëta. Megjithatë këto janë disa nga opsionet që po diskutohen në instancat e larta, të renditura nga ato që gjasat për të ndodhur i kanë më të ulëtat deri tek ato më të lartat.
3. Procedura e fajësimit nga Kongresi dhe dënimi i tij
Dhjetëra demokratë kongresistë kanë thënë se ata e mbështesin fajësimin e presidentit; njëri nga ta të mërkuren madje shkroi artikuj akuzues derisa ishte strehuar galiç në zyren e tij, duke pritur që Kapitoli të pastrohej nga sulmuesit.
Ndërsa të enjten, demokratët më të fuqishëm në Kongres – Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi (Kaliforni) dhe Udhëheqësi i Minoritetit të Senatit Charles. E. Schumer (N.Y.) – ju bashkuan thirrjeve të tyre. Ata thanë se nëse kabineti i z.Tramp nuk e largon presidentin përmes Amendamentit të 25-të, atëherë Kongresi duhet të përpiqet ta heqë atë.
Studiuesi i së drejtës kushtetuese i Universitetit Georgetoën, Josh Chafetz tha se kjo mund të ndodhë shpejt; brenda pak ditësh, nëse Kongresi dëshironte ta bënte këtë. Dhe demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve mund të vendosin që kanë dëshirë ta mbajnë një votim të përshpejtuar në ditët e ardhshme. Duhet vetëm një shumicë për të fajësuar një president në Dhomën e Përfaqësuesve.
Por nuk ka indikacione se të njejtën gjë e dëshiron edhe shumica dërrmuese e Kongresit. Fundja, pse të nisin këtë procedurë nëse presidenti nuk dënohet në Senat sikurse herën e kaluar që ndodhi?
Deri më tash asnjë ligjvënës republikanë nuk është shprehur i hapur ndaj këtij veprimi. Përkundrazi, shumica e republikanëve të Kongresit mbështetën bllokimin e çertifikimit të Bajden si fitues, edhe pasi turma hyri në Kapitol sipas listimit të një gazetari të Washington Postit.
“Unë shpresoj që e keqja është prapa nesh”, tha senatori republikan Lindsey O. Graham (R-S.C.), mbështetës i Trampit, por që e kritikoi të mërkurën, kur e pyeten nëse do të mbështeste largimin e presidentit për shkak të asaj që ndodhi. (“Nëse diçka tjetër ndodh, të gjitha opsionet do të vihen në tryezë,” konludoi ai.)
Kjo ide që ka filluar në qarqet demokrate, duket se do të mbesë aty.
2. Amandamenti i 25-të
Ekziston një pjesë në këtë amandament që lejon nënkryetarin dhe shumicën e Kabinetit qeverisës që ta heqin presidentin nga detyra, duke e deklaruar të paaftë. Presidenti mund ta luftoj këtë vendim, duke e dërguar në Kongres, mirëpo përfundimi do të ishte se derisa kjo të zgjidhej Trampi do të largohej nga zyra edhe ashtu, kështuqë gjatë kësaj kohe do të ishte zëvëndës presidenti Pence në krye.
Mund të tingëlloj e pabesueshme, sepse e tillë është. Mirëpo, ka një arsye përse kjo çështje po ngritet pikërisht tash, dhe përse është më e mundshme fajësimi nga Kongresi: Disa anëtarë të kabinetit kanë folur për këtë, raportojnë gazetarët e Washington Postit nga Shtëpia e Bardhë. Burimet e tyre theksuan se bisedimet ishin vetëm preliminare, që do të thotë se ato mund të jenë zbehur tashmë. Të Enjten një anëtar i Kabinetit, Sekretarja e Transportit, Elaine Chao, dha dorëheqjen në vend që të qëndronte brenda dhe të fliste për këtë. Kjo sugjeron se Amendamenti i 25-të mund të mos jetë një opsion për zyrtarët e Kabinetit të Trampit si Chao të cilët ndoshta duan ta mbajnë presidentin përgjegjës.
1. Të bindet që të jap dorëheqje
Kjo është më e lehtë sesa fajësimi ose thirrja e Amendamentit të 25-të në atë që nevojitet vetëm një person – vetë presidenti – që ta nxjerrë atë nga zyra. Por të mërkurën, ligjvënësit republikanë, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë dhe aleatët e Trampit u përpoqën me shumë vështirësi që Presidenti të lëshonte një deklaratë për t’i bërë thirrje mbështetësve të tij të largoheshin nga Kapitoli.
Ai e bëri, por ishte një thirrje mjaft e holluar dhe e mbushur me pretendimet për mashtrim votash në zgjedhjet presidenciale. Ai gjithashtu iu tha sulmuesve, mbas gjurmëve të të cilëve është vënë FBI-ja, se i do dhe se janë të veçantë.
Të enjten, bordi editorial i Wall Street Journal, të cilët Trampi i dëgjon ndonjëherë, përkrahu fajësimin e Trampit nga Kongresi dhe dorëheqjen e tij, duke thënë se ky akt do të ndihmonte në shërimin e plagëve të vendit: “është më mirë për të gjithë, përfshirë edhe vetë atë, nëse largohet i qetë”.
Të enjten në mbrëmje, Trampi lëshoi një video ku efektivisht pranonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Edhe pse duket se ky do të jetë opsioni më i mundshëm për të tani, prapë është e vështirë të paramendosh Trampin duke u larguar, ndonëse tabani i tokës po shembet poshtë këmbëve të tij. Washington Post