in

Përkujtohet 23-vjetori i sulmit serb mbi Familjen Jashari

Para 23 vjetëve, familja Jashari u sulmua për të dytën herë nga forcat serbe, pas një kundërshtimi të vazhdueshëm që u bëhej edhe në formë të armatosur. Për ta përkujtuar atë ngjarje dhe për ta nderuar familjen emblematike Jashari, sot u bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe tek varrezat e familjes Jashari bënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga motra Besartë dhe shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së. Për këtë ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar dhe rezistencën e armatosur ka shkruar në FB kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.   

Postimi i plotë:

Sot, për nderë të përvjetorit të 23-të të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe bashkë me motren Besarten dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asambleistë, zyrtar komunal e qytetarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bëmë homazhe në shenjë ndërimi për luftën heroike të familjes Jashari.

Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen.

Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit.Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrren tonë shekullore për Liri e Pavarësi!

Lini një Përgjigje

Gjuha linçuese dhe fjalori banal i VV-së

Kosnett kërkon nga prokurorët që të mos frikësohen nga llogaridhënia