in

Për herë të parë në Beograd shënohet pavarësia e Kosovës

Në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës, në Beograd, për herë të parë shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Këtë ngjarje, përmes rrjetit social Facebook,  e bëri të ditur Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari,  për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj”, shkroi Mustafi

Më tej bëhet e ditur se përveç përfaqësuesve institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Medvedev: “Nëse Rusia e përfundon operacionin special ushtarak pa fitore, atëherë Rusia nuk do të ekzistojë më

Rama si Enver Hoxha, ndërpret marrëdhëniet me SHBA