in

Medvedev: “Nëse Rusia e përfundon operacionin special ushtarak pa fitore, atëherë Rusia nuk do të ekzistojë më

Deputy Chairman of Russia's Security Council Dmitry Medvedev attends a military parade on Victory Day, which marks the 77th anniversary of the victory over Nazi Germany in World War Two, in Red Square in central Moscow, Russia May 9, 2022. REUTERS/Maxim Shemetov

Dmitry Medvedev është agjitator i Vladimir Putinit, mburoja dhe shpata e tij në të njëjtën masë. Ai ishte pasardhësi i Putinit si president – dhe e mbajti karrigen e tij të ngrohtë, pas së cilës ai ishte kryeministër i Federatës Ruse. Tani ai është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kreu i Këshillit të Sigurimit është Vladimir Putin.

Medvedev është politikani kryesor që kërcënon me raketat bërthamore, edhe tani. Medvedev, në një inspektim më të afërt, nuk kërcënon më se do t’i përdorë ato, por vetëm deklaron të drejtën për t’i përdorur ato, në rast të një kërcënimi ekzistencial ndaj territorit rus. Por kjo nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi i thjeshtë i doktrinës bërthamore ruse dhe kaq banale.

Paralajmërimet bërthamore të Medvedevit citohen vazhdimisht nga media. Gjë që sigurisht është edhe për shkak të efektit të tyre rrëqethës. Por është gjithashtu në interesin e Rusisë që këto deklarata të Medvedevit të citohen; janë pjesë e luftës psikologjike. Rusët duan që Perëndimi të besojë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore, në mënyrë që përfundimisht të ndërpresë furnizimet me armë për Ukrainën. Tani, megjithatë, Medvedev tha një fjali të ndryshme, dhe kjo është shumë më e rëndësishme se kërcënimi bosh bërthamor.

“Nëse Rusia e përfundon operacionin special ushtarak pa fitore, atëherë Rusia nuk do të ekzistojë më, ajo do të copëtohej, shpërbëhej”.

Vetë Rusia është një ngjarje e brishtë, ndoshta edhe më e pambrojtur se Ukraina

Çfarë do të thotë kjo fjali? Kjo do të thotë se Rusia nuk po e bën luftën në Ukrainë vetëm për t’u bërë më e madhe. Por në radhë të parë për të mbajtur vendin të bashkuar. Kjo do të thotë se Rusia vetë është një ngjarje e brishtë, ndoshta edhe më e cenueshme se Ukraina, e cila është bërë një komb i bashkuar, kryesisht që nga  sulmi i Rusisë.

Prandaj, kjo fjali tregon, një pranim krejtësisht befasues i dobësisë. Nga Medvedev, agjitator i të gjitha gjërave. Gjë që e bën fjalinë e tij edhe më të besueshme. Megjithatë, kjo frikë nuk është e pabazë. Perandoritë që humbasin mund të shpërthejnë. Mjafton vetëm kujtoni Perandorinë Osmane dhe Austro- Hungarinë – të dyja perandoritë u shembën, pas Luftës së Parë Botërore.

Henry Kissinger, strategu doajen i Amerikës, është marrë me këtë skenar – dhe paralajmëron. Sepse luftërat civile mund të jenë rezultat, të paktën duke rritur paqëndrueshmërinë; dhe Kissinger, si një konservator, i pëlqen që gjërat të jenë të qëndrueshme, sepse janë të parashikueshme. Në këtë mënyrë e analizojnë situatën edhe dy politologë, një amerikan dhe një rus. Njëri është profesori Alexander Motyl i Universitetit të New York. Tjetri është profesori Alexander Etkind, me origjinë nga Petersburgu, i cili tani jep mësim në Universitetin e Evropës Qendrore në Vjenë .

Forcat centrifugale brenda shtetit rus dhe shoqërisë së tij

Kissinger, Motyl dhe Etkind theksojnë forcat centrifugale brenda shtetit rus dhe shoqërisë së tij. Hendeku i pabesueshëm midis të pasurve dhe të varfërve, qytetit dhe fshatit. Korrupsioni që është bërë një shenjë dalluese e Rusisë, duke përfshirë një klasëkleptokrate me pallatet e tyre në Perëndim – kryepropagandisti i Putinit, ylli televiziv Vladimir Solovyov, zotëron një në liqenin e Komos.

Rusia përbëhet nga një numër fisesh, dhe karakteri i saj si një shtet multietnik është gjithashtu rezultat i historisë së saj imperialiste – d.m.th. i dhunës. Kjo histori mund të jetë zhbërja e Rusisë në rast të humbjes së Ukrainës – nëse dhuna e Rusisë nuk është më e mjaftueshme për të mbajtur pjesë të vendit që përpiqen për pavarësi në vend.

Atëherë, sipas profecisë së zymtë të Medvedevit, Rusia në fakt mund të shpërbëhet. Në retrospektivë, rënia e perandorisë sovjetike në vitet 1990 do të kishte qenë vetëm fillimi i një shpërthimi të perandorisë që nuk ishte pa precedent. Perandoritë vijnë, perandoritë shkojnë. Nëse do të ishte kështu, lufta në Ukrainë do të ishte gozhda e Rusisë në arkivol.

Pse duhet të përfundojë procesi i vetëshpërbërjes me përfundimin e Luftës së Ftohtë?

Rusia është një pengesë totale, askush nuk dëshiron të jetë pjesë e saj. Kur favori i historisë hapi një dritare lirie, ata që mund të iknin – fillimisht anëtarët e Traktatit të Varshavës si polakët dhe baltët dhe hungarezët, pastaj filloi ikja nga perandoria sovjetike. Ikën: ukrainasit dhe bjellorusët, gjeorgjianët dhe moldavët, kirgizët dhe kazakët, azerbajxhanasit dhe armenët, letonët, estonezët dhe lituanezët, taxhikët dhe turkmenët dhe uzbekët.

Pra, ka shumë që duhet të kenë frikë nga një fitore ruse në Ukrainë, jo vetëm Moldavia dhe Gjeorgjia, ku rusët tashmë kanë pushtuar. Po në të kundërtën, në rast të një disfate ruse? Pse duhet të përfundojë procesi i vetëshpërbërjes me përfundimin e Luftës së Ftohtë në fillim të viteve 1990? Për të marrë vetëm një shembull, pse çeçenët nuk duhet të përpiqen për herë të tretë të largohen nga rusët?

Pasojat nëse makthi i Medvedev do të bëhej realitet

Vetë Vladimir Putin e ka quajtur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik një “tragjedi”, “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të”. Më shumë se kaq Putin: “Ajo për të cilën kemi punuar në 1000 vjet ka humbur në një masë të konsiderueshme.” Rënia e kësaj perandorie sllave, kjo është trauma e madhe e Putinit.

Do të ishte një kthesë ironike në histori nëse përpjekja e Putinit për të ringjallur lavdinë e vjetër sovjetike do të përfundonte me fundin e Rusisë. Atëherë Mikhail Gorbachev me përpjekjen e tij të dështuar për të reformuar perandorinë sovjetike (“perestrojka”) do të ishte varrmihësi i Bashkimit Sovjetik. Dhe Putini me përpjekjen e dështuar në Ukrainë për të risovjetizuar vendin e tij, do të paraqiste varrmihësin e Rusisë.

Prandaj asgjë tjetër nuk do të paraqiste pasojë, nëse makthi i Medvedev do të bëhej realitet.

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Arrestohen dy policë në Mal të Zi lidhur me keqtrajtimin e shtetasit shqiptar

Për herë të parë në Beograd shënohet pavarësia e Kosovës