in

Pema e Krishtlindjeve është traditë, është qytetërim, nuk është ndihmë sociale

 

Gani Mehmetaj

Ka disa vjet që dy-tre kryetarë komunash, të lidhur me shoqatat islamike e me hoxhallarë mesjetar, nuk e zbukurojnë bredhin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, ashtu sikurse nuk e zbukurojnë asnjë lagje të qytetit.

Skenderaj, Peja, ndonjëherë edhe Prizreni, e ndonjë kasaba orientale e Kosovës , të ngjajnë si të ishin në Arabi, Pakistan e në Afganistan gjatë dhjetorit e janarit. Errësirë natën, atmosferë e zymtë ditën, e tensionuar natën e ditën, si të ishte kohë zie e vajtimi, pa asnjë gëzim. Kujt do t’i gëzohen fëmijët, nëse nuk i gëzohen bredhit të Kërshëndellave? Krismave të kallashëve?

Pema e Kërshëndellave është traditë, është qytetërim, është simbol i Evropës që i takojmë, nuk është ndihmë sociale a vitra për bajram. Zbukurimi i bredhit a pemës së Krishtlindjes ka qenë e ndaluar publikisht në ish-Jugosllavi, por shqiptarët e festonin fshehurazi. Viti i Ri nuk ndalohej, nëpër shtëpi e qytete i zbukuronim  edhe bredhat me disa drita.

Ndërkaq, sot vjen ndonjë kryetar komune si të mbinte nga shkretëtirat arabe dhe të  thotë nuk do ta zbukurojmë qytetin për Kërshëndella e Vitin e Ri, sepse kemi të varfër! Pse i ngatërrojnë me qëllim fondet për shpenzime publike me fondet për ndihma sociale a vitra për bajram? Komunat kanë para të veçanta për shpenzime publike, kanë fonde edhe për të varfrit e ata në nevojë. Por kanë edhe kryetar të prapambetur, të jashtëkohshëm, që tallën me ta.

Lini një Përgjigje

The New York Times: Udhëheqësi i Al Kaidës u vra nga agjentët izraelitë në Iran

Azemi: Pandemia mund t’i lërë 100 mijë persona pa punë në sektorin privat