“Është një çështje shumë e rëndë që do të na godas edhe më shumë, por në fakt faturën përfundimtare në këtë gjendje çfarë jemi po e paguajnë vetë punëtorët e sektorit privat. Deri në vit të ri do të ketë mbi 100 mijë vende të punës të humbura”, ka thënë Azemi për Ekonomia Online. “…kemi pagat pothuajse dyfish më të vogla, largim masiv të punëtoreve, zvogëlim të pagave dhe ne jemi ata që po e bëjmë derisa pronarët e kompanive po them edhe shteti kanë krijuar një kapital dhe ata janë të gatshëm të qëndrojnë ndoshta edhe me vite të tëra, sepse kanë një kapital të grumbulluar”.
Azemi ka theksuar se punëtorët nga ky sektor me pagën prej 170 eurosh mezi po mbijetojnë.
“Goditja në sektorin privat ka filluar edhe pa qenë pandemia këtu, sepse ne kemi qenë të goditur dhe prapë jemi. Ne jemi në minimum nuk kemi ku shkojmë më tutje”.
“Mezi po mbijetojmë me një pagë 170 euro faktikisht ne po punojmë, pjesa dërmuese e punëtorëve të sektorit privat po punojnë që ndoshta nesër do të bëhet mirë përndryshe sot për sot kemi një pjesë bukur të madhe të sektorit privat që më shumë janë duke shpenzuar për të shkuar deri në vendin e punës se sa që përfiton në fund të muajit”, ka theksuar ai.
Azemi ka qenë kritik ndaj gastromomëve duke thënë se mbi 70 për qind e punëtorëve të tyre kanë qenë pa kontrata pune.
“Realisht kanë pësuar që të gjitha kategoritë e sektorit privat sepse nuk kisha dashur që t’i dalloj edhe pse shteti për Pakon Emergjente që u tha se do të financojë punëtorët që ishin të dedikuar në fakt ne e paguam edhe këtë faturë sepse të gjitha mjetet që u derdhën në llogaritë e punëtorëve, pronarët e kompanive pas një periudhe ua tërhoqën dhe të gjitha këto mjete shkuan në llogarinë e kompanive”.
“Përndryshe të gjitha kategoritë, sepse edhe punëtorët e sigurimit fizik edhe punëtorët teknikë, punëtorët e ndërtimtarisë, të gjithë po e paguajnë edhe punëtorët e gastronomisë. Shteti nuk është në nivel ndaj gastronomëve por edhe vetë gastronomët nuk janë në nivel ndaj punëtorëve sepse ata janë mësuar nga punëtorët që në çdo moment vetëm të fitojnë dhe në momentin kur bie nuk do ta ketë fitimin e nivelit që ai e mendon zgjidhja e vetme është largimi i punëtorëve për të cilët sipas një statistike që e kam unë mbi 70 për qind e punëtorëve të gastronomisë kanë qenë pa kontrata pune”.