in

Parashikimi i motit për këtë javë në Kosovë e Shqipëri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit. Në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake.

Sa i përket motit në Shqipëri, atje parashihet të ketë ndryshime më të theksuara nga java paraprake. Në viset e ulëta parashihen reshje të intensitetit të ulët, ndërsa në viset malore mbi 800 m parashihen reshje bore, kryesisht në zonat e veriut dhe verilindjes. Do të ketë erë me shpejtësi maksimale deri 22m/s. Temperaturat minimale atje do të ulen deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë maksimumet deri 17 gradë Celsius në jugë të Shqipërisë, ndërsa në veri të vendit, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri në 15 gradë Celsius. Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9 m/s.

Lini një Përgjigje

Nexhmie Zaimi dhe romani i saj “Daughter of the eagle”

I burgosuri që vdiq mbrëmë në Spitalin e Pejës ishte i dënuar për vrasjen e dy vallezërve Leci