in

Palmer: SHBA-BE të bashkëpunojnë më shumë në çështjen Kosovë-Serbi

Zëvendësndihmësi dhe Sekretari i Shtetit si dhe Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se beson që rrëfimi i konkurrencës në mes SHBA-së dhe BE-së në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe Serbisë është i tepruar.

Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli duhet që patjetër të bashkëpunojnë shumë mirë mes vete, lidhur me këtë çështje.

I pyetur se si është e mundur të arrihet një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konkurrojnë se kush do të zgjidhë më herët këtë çështje, Palmer tha se Washingtoni mbështet fuqishëm të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak si dhe procesin e tij.

Lini një Përgjigje

OBSH-ja do të hetojë origjinën e koronavirusit në Vuhan

Lajçaku mund të zgjidhet edhe për një mandat