in

OBSH-ja raporton për rekord të ri global me raste Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shënuar një rekord të ri në numrin e rasteve të koronavirusit të regjistruar në një ditë të vetme.

OBSH-ja regjistroi 581 679 raste në të gjithë botën gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo shifër është mbi 24 000 njësi më shumë se shifra e fundit më e lartë ditore, e regjistruar më 31 tetor.

Më shumë se 48,5 milionë raste të infeksionit janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i shpërthimit të virusit në fund të vitit të kaluar.

Ekspertët presin që numri aktual i rasteve të jetë shumë më i lartë se numri zyrtar.

Për sa i përket numrave absolutë, SHBA-ja, India dhe Brazili janë vendet më të prekura, raporton Indeksonline.

Më shumë se 1,2 milionë persona kanë vdekur nga Covid-19.

 

Lini një Përgjigje

Epidemiologu suedez parashikon kur i kthehemi normalitetit

Adelina Mamaqi, një jetë me letërsinë