in

Nxënësit e helmuar janë nga Besia

(E plotësuar 21:25) Nxënësit e helmuar gjatë eskursionit të sotëm në Mitrovicë, që dyshohet se ka ndodhur nga konsumimi i ushqimit në një restorant, janë të shkollës fillore të mesme të ulët “Nexhmi Mustafa” nga fshati Besi i Prishtinës.

RTK ka kontaktuar me drejtoreshën e shkollës, Xhevrije Osmani, e cila ka sqaruar se nxënësit tashmë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë duke u shpërndarë nëpër shtëpi.

Megjithatë, drejtoresha Osmani do të jetë në intervistë të drejtpërdrejtë në magazinën informative të mbrëmjes “Lajmi i fundit” në RTK në orën 23:00.

Ndonëse disa shkolla kanë shfrytëzuar të premten për ekskursion, në shumicën e shkollave në vend nuk është mbajtur procesi mësimor për shkak të protestës nga BSPK dhe SBASHK-u.

Helmohen 26 nxënës në ekskursion në Mitrovicë26 nxënës nga shkolla e fshatit Besi në komunën e Prishtinës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në njërin prej restoraneve në Mitrovicë në pasditen e sotme teksa ishin në ekskursion shkollor.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Fevzi Sylejmani nga drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë.

 “Gjendja e nxënësve është e mirë. Simptomat janë më shumë me dhimbje barku për shkak të helmimit në ushqim. Vetëm 10 prej tyre janë të shtrirë në repartin e infektivës të Spitalit Regjional dhe gjendja e tyre është stabile. Pjesa tjetër e ka vazhduar udhëtimin për Prishtinë“, ka thënë Sylejmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Stenda e Tiranës në Kanë

Avokati i Kadri Veselit gënjeu-Nazim Bllaca është gjallë