in

Numri i shqiptarëve në Maqedoni që kanë pasaporta

Në prag të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, statistikat zyrtare flasin se shqiptarët në këtë vend janë më shumë se 30 për qind, njofton INA.

Kjo dëshmohet me numrin e filloristëve të cilët janë mbi 30 për qind, por edhe numrin e pasaportave.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, kohë më parë pati deklaruar se 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë.

“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezantojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasysh se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip”, ka theksuar Nuhiu.

Lini një Përgjigje

Maqedoni, 10 viktima dhe 166 pozitivë me COVID-19

Prokuroria e Hagës: Gjykimi ndaj Haradinajt e Gucatit të nisë në pranverë