in

Maqedoni, 10 viktima dhe 166 pozitivë me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 166 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 85.494, transmeton AA.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 10 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.581.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 66.209, përfshirë 416 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 16.704

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.049 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 411.040.

Lini një Përgjigje

6 humbje jete dhe 697 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri

Numri i shqiptarëve në Maqedoni që kanë pasaporta