in

Një muaj paraburgim të dyshuarit për 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit L.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar prej datës 21 tetor 2020 deri më datë 20 nëntor 2020.

Gjyqtari e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Lini një Përgjigje

Kryeministri i Kosovës, në interpelancën parlamentare

Çartet keq presidenti serb Vuçiq