in

Kryeministri i Kosovës, në interpelancën parlamentare

????????????????????????????????????

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të paraqitet sot në tri interpelanca kuvendore pas orës 10.00. Ndërkaq, seanca do të nis në orën 9.00.

Hoti në interpelancë do të referoj për pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, pastaj për përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”, si dhe për deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Hoti, në shtator ishte në Uashington ku nënshkroi marrëveshjen ekonomike në mes të Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-ve, Trampit. Pas këtij takimi pati reagime të shumta kombëtare e ndërkombëtare.   

Lini një Përgjigje

Bekim Zogaj gjyqtar anësor në ndeshjen Barcelona vs Ferencvarosi

Një muaj paraburgim të dyshuarit për 2 milionë euro