in

Një milion amerikanë morën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit

ShBA synon të vaksinojë 100 milion njerëz përpara fundit të tremujorit të parë të 2021 dhe 100 milion të tjerë deri në fund të tremujorit të dytë.

Tashmë një milion amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, njoftoi të mërkurën drejtori i agjencisë kryesore federale të shëndetit publik, Robert Redfield.

Shtetet e Bashkuara kaluan një prag të rëndësishëm sot, “autoritetet lokale njoftuan se më shumë se një milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës covid-19 në një fushatë vaksinimi që filloi dhjetë ditë më parë”, tha ai.

Sidoqoftë, Moncef Slaoui, këshilltari kryesor për programin qeveritar të vaksinimit, u tha gazetarëve se qëllimi i imunizimit të 20 milion njerëzve deri në fund të vitit nuk ka gjasa të arrihet.

ShBA synon të vaksinojë 100 milion njerëz përpara fundit të tremujorit të parë të 2021 dhe 100 milion të tjerë deri në fund të tremujorit të dytë.Robert Redfield, megjithatë, bëri thirrje që masat e distancës fizike dhe mbajtjes së maskave të vazhdojnë.Dy vaksina, Pfizer-BioNTech dhe Moderna, janë miratuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara.Imunologu kryesor amerikan Anthony Fauci tha të mërkurën se nëse programi vazhdon pa probleme, vendi mund të arrijë 70 deri në 85 për qind të imunitetit deri në verën e ardhshme.”Nga mesi i verës, unë mendoj se do të kemi, nëse e bëjmë si duhet, 70 deri në 85 për qind të popullsisë së vaksinuar”, tha ai në një intervistë me WebMD.”Kur kjo të ndodhë, do të ketë një ombrellë mbrojtëse mbi të gjithë shtetin”, tha Fauci, i cili u vaksinua publikisht të martën me dozën e parë të vaksinës Modernit covid-19.

Lini një Përgjigje

Francë: U vranë tre oficerë policie

SONTE FESTA E KRISHTLINDJES