in

Francë: U vranë tre oficerë policie

 Oficerët u qëlluan nga një i dyshuar 48-vjeçar, Gerald Darmini, i cili më pas u gjet i vdekur.  Tre oficerë policie në Francë mbetën të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur mbrëmjen e së martës pasi ju përgjigjen një thirrjeje të dhunës në familje, raportoi ministri i brendshëm francez.

Oficerët u qëlluan nga një i dyshuar 48-vjeçar, Gerald Darmini, i cili më pas u gjet i vdekur.

“Kjo tragjedi na prek të gjithëve dhe vendi jonë është në zi. Ndaj dhimbjen me familjarët dhe të dashurit e vëllezërve tanë”, u shpreh kryeministri francez Jean castex.

Policët po mundoheshin për të shpëtuar një grua e cila ishte arratisur për të shkuar në tarracën e shtëpisë. 

Dy oficerët u qëlluan ndërsa përpiqeshin të shpëtonin gruan, një u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. I dyshuari më pas i vuri flakën shtëpisë.

Dy oficerë të tjerë që po i afroheshin shtëpisë u qëlluan gjithashtu nga i dyshuari, i cili ishte i armatosur.

Zjarrfikësit mundën t’i afroheshin dy policëve vetëm pas disa minutash.

Tre oficerët, të moshave 21, 37 dhe 45 vjeçare mbetën të vdekur, ndërsa gruaja arriti të shpëtohej dhe tani është duke u marrë në pyetje nga autoritetet përkatëse.

Lini një Përgjigje

Isa Mustafa: S’do të bëjmë koalicion parazgjedhor me asnjë parti

Një milion amerikanë morën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit