“Rreth orës 17:00 është raportuar rasti lëndim trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (rreth 17- vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, u shpreh ajo.
Më tutje Ahmeti shtoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin.