Netflix do të sjellë një version të ri të “La Casa de Papel”(Money Heist), një prej serialeve hit të platformës.
Shfaqjaspanjolle, produksioni i të cilës po merret me sezonin e katër, do të ketë njëversion korean. Si producent ekzekutiv i versionit korean do të shërbejë poAlex Pina, krijuesi i “La Casa de Papel”. Versioni i ri do të ketë si regjisorKim-Hong-sun, i njohur për punën e tij me prodhimet e zhanrit fantazi dhe krim,ndërsa skenari do t’i besohet Ryu Yong-jae. “Krijuesit koreanë kanë zhvilluargjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me rradhë,” tha Pina. “Ata kanëarritur, si serialet tona, të tejkalojnë kufijtë kulturorë dhe të bëhen një pikëreferimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve.Prandaj më duket interesante që bota e ‘La Casa de Papel’ është aq tërheqësepër krijuesit koreanë sa të bëhet një përshtatje.”