in

Netanyahu Kurtit: Do të isha i lumtur të mirëpresja në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe ju pres në Izrael për  inaugurimin e saj”

Njohja reciproke Kosovë-Izrael ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Kosova ka vendosur që të vendos ambasadën në Jerusalem, gjë që ka ngjallur mjaft reagime.

Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje për një vendim të tillë të Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem  ka pasur qëndrime të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Atentati ndaj Dervish Kryeziut në Pejë, shënon fundin tragjik të një luftëtari të paepur për çlirim dhe bashkim kombëtar (2)

Familja e Qerim Kelmendi kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjes