Uran Butka
Kulla e rrënuar e Dervish Kryeziut në Gjakovë,e trashëguar nga gjyshi Riza bej Gjakova, firmëtar i pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me 1912 siç mëson historiografia ishte strehë e sigurt e parisë së Kosovës me 400 luftëtar para nisjes së delagacioni Kosovar në drejtim të Vlorës me qëllim të shpalljës së pavarësisë dhe mbrojtjës me armë në dorë të qeverisë së Ismajl Qemalit.
Këtij delegacioni siç thuhet në kujtimet e firmëtarit të pavarësisë Dhimitër Zografit, përcjellësit të Ismajl Qemalit në rrugëtimin e tij drejtë Vlorës i printe Riza bej Gjakova, gjyshi i Dervishit i përcjellur nga Isa Boletini,Zenel Begolli,Qerim Begolli,Dervish Ipeku etj.s’bashku me 400 luftëtar të gatshëm për mbrojtjen e Qeverisë së Vlorës dhe kufirit me grekun.
Por atë që nuk e realizuan dotë pushtuesit nazifashistë, gjatë luftës së Dytë Botërore, e realizoi pushteti sllavokomunist, në bashkëpunim me ca emigrant shqipëfolës, të rekrutuar nga UDB-së jugosllave, me qëllim të përmbysjes së regjimit stalinist të Enver Hoxhes në Shqipëri dhe inaugurimit në pushtet të Koçi Xoxës, një bashkëpuntor i dëshmuar i Jugosllavisë.
Prijësit e “Lëvizjes Kryeziu”, përkundër faktit se ishin të kërcënuar me jetë nga UDB-ja, kishin refuzuar ofertën për tu rekrutuar si përkrahës të idesë së kahmotshme të shovenistëve serbë për futjen e Shqipërisë në kuadër të Federatës Jugosllave.
Edhe pse Kryezinjtë, ishin armiqë të përbetuar të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, Gani beg Kryeziu pa hezitim kishte refuzuar oferten Jugosllave që në këmbim të ruajtjes së kokës së tij të vihet në krye të qeverisë kukull e cila do ta merrte pushtetin në Shqipëri, pas rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhes siç propagandonte Beogradi me qëllim të masovizimit të përkrahsve të kësaj ideje,për çka edhe u helmue dhe vdiq në spitalin e burgut në Mitrovicë të Sremit disa ditë para përfundimit të dënimit me burgim 5 vjeçar. Është e njohur thënja e tij drejtuar popullit shqiptar “më mirë vorë se horë.
Vrasja e Dervish Kryeziut, shënon fundin tragjik të kësaj familje atdhetarësh e cila, siç njofton historiografia, i kishte dhënë kombit shqiptar shumë përsonalitete të shquara si në rang kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.
Dervish Kryeziu, nuk ishte vetëm luftar i lirisë, por ishte edhe iluminist, që kishte edukuar në frymën e atdhedashurisë shumë gjenerata nxënsish. Vrasja e gjeti në detyrën e arsimtarit dhe sekretarit të Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, që e bënte edhe më të rrezikshëm për pushtetin sllavokomunist.
Atentatori, Kolë Perperaj, nga fshati Curaj i Epërm-Qarku i Tropojës në Shqipëri, ish inspektor i lartë i Sigurimit të shtetit shqiptar, emigrant në Jugosllavi, i rekrutuar nga UDB-ja jugosllave, qysh nga ditët e para të emigrimit të tij. Me aktgjykimin e Gjykatës së qarkut në Pejë, nr.61/51 të dt.08.10.1951 shpallet fajtor dhe denohet sipas ligjit, mirëpo pas një kohe të shkurtër, i njëjti, për merita të shumta në shërbim të jugosllavisë, amnestohet dhe lirohet nga burgu pa e vuajtur denimin e shqiptuar me aktgjykim të plotëfuqishëm dhe dërgohet me detyrë të re në SHBA, për të vazhduar misionin e tij të spiunazhit në dëm të emigracionit të fuqishëm shqiptar në Amerikë.
Një ditë, kur atentatori Kolë Perperaj, vetëdisohet për krimet monstruoze antikombëtare që kishte bërë për interesa jugosllave e në dëm të popullit të vetë nga të dyja anët e kufirit por edhe në dëm të emigracionit në Amerikë,pendohet thellë dhe në shenjë të turpit, të cilin ia kishte shkaktuar familjes dhe fisit të tij, ia merr jetën vetës me revole, me çka mori fund një periudhë e errët dhe e turpshme e veprimtarisë së tij prej një renegati. Një fund identik por ca më tragjik përjetoi edhe kryetari i Qeverisë kukull, vllehu Apostoll Tanefi kur djali i vetëm i tij me revole të babës ia mori jetën vetës dhe këtë fatë do ta përjetojnë edhe të gjithë ata, që kanë punuar dhe fatkeqësisht punojnë akoma për interesa të huaja në dëm të popullit dhe shtetit të tyre.
