Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i Kosovës, Ramë Likaj, i uron nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e tjerë relevantë për punën që e kanë bërë në gjysmëvjetorin e parë, në kohë pandemie. Ndërsa e konfirmoi me një shkrim në Facebook se, nesër, më 18 janar, fillon gjysmëvjetori i dytë.
“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë.
Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë.
#MaskëHigjienëDistancë #TiMbajmëShkollatHapur”, ka shkruar ministri Likaj.


