in

Këngët djaloshare të Jusuf Gërvallës

 

          

“Jusuf Gervalla nuk dinte se do të bëhej hero, ai dinte të shkruante poezi. është e çuditshme se disa heronj  tanët dhe të huaj e kanë filluar stërvitjen  në poligonin e poezisë“. Dritero Agolli

    Shkruan: Halil Gashi

Jeta është e vrazhdë dhe shumë herë e pa drejtë, por, ja kështu e kanë të mëdhenjtë, ata që hyjnë në histori pa pyet as kënd. Jusuf Gërvalla, që në moshën me te re filloi të ngrej dallgët e jetës qoftë më kitare, apo  më këngën për dashurinë , për poezinë dhe  për jetën e  për lirinë.  Që atëherë Jusufi imagjinoi t’i shkrijë të gjitha këto në një. Dhe çuditërisht në poezinë e tij  djaloshare „Jeta“ ,Jusuf Gervalla disi të gjitha këto i shkriu në një.

Shumë agime lindën në këngën e gjelave

Shumë dëshira u farkuan në rrezet e diellit

Shumë qerre mjerimi bajtën qet’e dreqit,

Një ditë (ditën e dasmës se madhe )

Kemi më u dhënë fund të gjitha këtyne.

                                    Poezia „ Jeta „e Jusugf Gërvallës

Sali Kabashi njëri ndër shokët e klasës se Jusuf Gërvallës, para më shumë se 15 vite ne prag të përvjetorit të vrasjes se këtyre heronjve  befasoi  publikun Pejanë , respektivisht dashamirët e fjalës se shkruar  më një përmbledhje poezish te Jusuf Gërvallës , poezi këto të ruajtura me  përkushtim, të fshehura edhe nga fshehësit e sajë  në një fletorkë e tani të titulluar në përmbledhje si “ Këngët e moshës“ Mëndoi, titull  më se  i qëlluar , ngase Jusufi në Pejë e kaloi djalërinë e tij .Ai.  ishte dhe ka ngele sinonim i djalërisë Pejane , të tillë e mbajnë mënd brezat e tijë dhe të tillë e duan djalwria Pejane. Ai, më vonë ishte edhe poet edhe kengëtar edhe krijues, por mbi të gjitha ishte atdhetar. Ai, pra Jusuf Gërvalla la më një anë këngën dhe kitarën që aq shumw i deshi, ngase zëri i Atdheut e ftoi për punë të tjera e ftoi që më pendë dhe  tërë  qenien e tij prej njeriut ti përkushtohet lirisë se atdheut. Ai, nuk e tha ketë ne poezinë e tij  “Jeta…” Një ditë ( ditën e dasmës së madhe ) .ditë kjo të cilën edhe ne po e presim se shpejti. Ai është pra profeti i kësaj dite të dasmës se madhe, ditë kjo e ëndërruar nga patriot e veprimtarë ndër shekuj .

 Në këtë libër , Jusufin e asaj kohe e portretizon në mënyrën më besnike shoku i tije i klasës dhe i idealit, autori i këtij libri, Sali Kabashi, më i merituari për ketë përmbledhje poezish. Ai, në mes tjerash thotë  se Jusufi i kësaj fletoreje, është poeti në ngritje, është kitaristi virtuoz,është shpirti i trazuar, është i riu i plagosur nga vrazhdësitë e jetës. Jusufi, është pejani i shquar dhe i kultivuar. Ndër me të lavdishmit e Pejës. Ai kishte shumë dashuri. Edhe fletoren e tij e ruajtëm më dashuri dhe po me dashuri e sollem para jush. Ai po vjen krejt i ri midis nesh thotë në përkujtimin portretizues të Jusuf Gërvallës Sali Kabashi në këtë libër.

Kjo përmbledhje ka një dyzinë vjershash lirike , kryesisht të shkurtra, të shkruara në një fletore shkollore në kohën kur Jusufi ishte gjimnazist në Pejë, kur ai këndonte më kitare, kur ai thurte vargje, për jetën për vendlindjen, për babanë dhe kur e ëndërronte dasmën e madhe.

  Këto ditë të manifestimeve të shumta kulturore ne Kosovë në kuadër të Flakës se Janarit, shumë nga krijuesit e shquar pejanë dhe bashkohanikët e tij e kujtojnë Jusufin  nga  ato ditë djalërie  ne gjimnazin pejan ku ishin  edhe vetë nxënës. Nuk mund e të mos përkujtohet Jusufë Gervallën si gjimnazistë pejanë, i cili ngrite peshë zemrat e djelerisë pejane me kitarën dhe këngën e tij.

Sot kujtojmë  Jusufin edhe të  ditëve të Gazetës Flaka e Vllazerimit në Shkup ku Jusufi pat fillar të punoj. Nuk mund ta harrojmë  Jusufin edhe ne gazetën  Rilindja, edhe si mërgimtarë e në veçanti si atdhetar. Të tillë edhe në këtë përvjetor e kujtojnë edhe shokët e klasës,  Fuat Miftari,  e në veçanti Sejfedin Ymeri, i cili se bashku më Jusufin me kitarët e tyre ngrinin zëmrat peshë të djalërisë pejane. Ai, keto dite për mallin ndaj Jusufit i shoqëruar më kitare provon të këndoi më gjysmë zëri, kengët  që i këndonin së bashku dhe sytë  e tij jo rrallë mbushën më lot malli për shokun që aq shumë e deshi.

Ja kështu e kujtojnë edhe në këtë 39 vjetor të rënies disa nga shokët e pakët  të djalërisë  se Gjimnazit pejanë që kanë mbetur ende këtë botë .

Në këtë 39 vjetor të vrasjes se Jusufit, Bardhit dhe Kadriut kujtojmë edhe një herë jetën dhe veprën e tyre atdhetare, duke kujtuar disi më ndryshe Jusufin, rininë dhe djalërinë , duke e kujtuar nga këndi i krijuesit i cili frymëzim kishte lirinë e popullit të tij. Ai,në vargje shprehte  parandjenjën se dita e dasmës se madhe, dita e lirisë  kishte filluar të agojë. 

Në parathënien e ketij Libri  Dritoro Agolli shkruan : Jusuf Gërvalla  nuk e dinte që do të bëhej hero. Ai dinte të shkruante vjersha dhe që dëshironte ta dinte vetëm njëra që e dashuronte. Po edhe të hysh në fushën e vjershave  në një mënyrë apo tjetrën, je një hero që lufton për triumfin e të vërtetës mbi gënjeshtrën. Është e çuditshme se disa heronj   tanët dhe të huaj e kanë filluar stërvitjen  në poligonin e poezisë”. Dritero Agolli  dhe në fund shton  se Jusuf Gërvalla, që në rininë e hershme synoi të bashkojë në një të vetme poezinë, dashurinë dhe lirinë.  Dhe u bë hero.

                                                                         

Lini një Përgjigje

5 raste të vdekjes dhe 353 pozitivë me COVID-19 në Kosovë

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë