Nanëlokja Zojë në këtë masakër ka humbur pesë djem: Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin!
Shkruan: Besnik Kada
Nanëlokja Zojë Prendi dhe kujtesa jonë kolektive qe s’guxojmë asnjëherë të harrojmë 27 prillin ,Masakrën e Mejës
Kjo foto në Lendinën e Lotëve flet shumë dhe bart në vehte pikëllimin për jetërat e 376 civilëve të pafajshëm të vrarë në Mejë me 27 Prill 1999 nga kriminelët e forcave serbe !
Nanëlokja Zojë në këtë masakër ka humbur pesë djem: Viktorin, Sokolin, Markun,
Robertin dhe Gjergjin !
Ajo nga data 2 qershor e vitit 2021 nuk jeton më, është bashkë me engjujt e saj në botën e përtejme në paqen e pasosune !
Plot 22 vite priti me ankth të dijë diçka për fatin e djemëve dhe dënimin e kriminelëve por drejtësia ende nuk ka arritë ti dënoj urdhërdhënesit dhe kryerësit e kësaj masakre!
Meja është dhimbja jonë krenare që në çdo sekondë,minut ,orë dhe ditë meriton të lutemi për shpirtërat e atyre të pafajshmëve që u vranë vetëm pse ishin shqiptarë pa dallim moshe e përkatësie fetare
Prehu në paqe Nanëloke Zojë e gjaku i djemve tuaj dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës u bëftë dritë e kurrë mos u harroftë !