U.d. së presidentes, Vjosa Osmani, priti në takim sot shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.
Në takim znj. Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe EULEX-it.
U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, e njoftoi z. Lars Gunnar Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë. Ajo, në veçanti, përmendi procesin e vetingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës.