in

Drejtori i Policisë, Mehmeti, priti ambasadorin Abbott

Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Britanisë së Madhe z.Nicholas Abbott.

Drejtori Mehmeti i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit dhe njëkohësisht e njoftoi të njëjtin me angazhimet policore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit reciprok.

Ambasadori z. Abbott, e falënderoi drejtorin e Përgjithshëm z. Mehmeti për punën e PK-së dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ata kanë mes tyre dhe i uroi për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm.

Takimi rezultoi edhe me gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjes ne fusha specifike në mes të dy institucioneve.

Lini një Përgjigje

Në takimin Osmani-Wigemark përmendet edhe vetingu

Dënim me burg dhe kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim