in

Në komunën e Besianës (Podujevës) dhe të Mitrovicës së veriut ka nis votimi

 “Në pikën tonë përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi po ecë mbarë. Kanë ardhë votuesit e parë kanë hedhur votën e tyre. Në orët e hershme të mëngjesit ekipi ka shkuar dhe ka marrë materialin sensitive. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, procesi deri më tani po shkon në rregull”, ka thënë mbikëqyrësi i qendrës së votimit të njërës prej shkollave në Podujevë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 87 mijë e 381 votues do të jenë në Podujevë. Numri i qendrave të votimit në Podujevë do të jetë 45 ndërsa ai i vendvotimeve do të jetë 115.

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut, Milan Radojeviq, ka votuar në njërën nga qendrat e votimit. Radojeviq ka votuar në orën e parë të mëngjesit, pos tij, kandidatët tjerë për kryetar komune janë edhe Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i VV -së dhe Dushan Millunoviq, kandidat i pavarur.

Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbetur pa kryetar nga muaji qershor, pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendës kryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Në këtë komunë janë 7 Qendra të Votimit me gjithsej 27 Vendvotime, ku të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë.

Lini një Përgjigje

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut votojnë sot për kryetarin e komunës

Ja si do të jetë moti sot në Kosovë