in

Ja si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët. Vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar. Në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikojë që masat ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s.

Lini një Përgjigje

Në komunën e Besianës (Podujevës) dhe të Mitrovicës së veriut ka nis votimi

“Gent Cakaj, nderi i Bujanocit dhe gjithë Luginës” në bilborde në Preshevë e Bujanoc