Dy ditë më parë në Besianë pati fërkime të ashpra në mes të ithtarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, ndërsa kandidati i VV-së në një debat kërcënoi me bishta të sakicës. Pritet që sot votimet të bëhen në mënyrë paqësore.
Nën masat anit-covid 19, qytetarët e Podujevës dhe veriut të Mitrovicës, sot do të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.
Komuna e Podujevës, ka mbet pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme. Në garë për të parin e komunës, janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Naim Fetahu i PDK-së, dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.
Në këtë komunë janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime., ku të drejt vote kanë 87,381 persona.
Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbetur pa kryetar nga muaji qershor, pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendës kryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ndërsa Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit.
Në këtë komunë janë 7 Qendra të Votimit me gjithsej 27 Vendvotime, ku të drejt vote kanë 23,313.
Dy ditë më parë në Besianë pati fërkime të ashpra në mes të ithtarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, ndërsa kandidati i VV-së në një debat kërcënoi me bishta të sakicës. Pritet që sot votimet të bëhen në mënyrë paqësore.