in

Në Gjilan u inaugurua laboratori për teste RT-PCR

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bënë inaugurimin e laboratorit për teste RT-PCR në Gjilan.

“Me kryetarin z. Lutfi Haziri, pas inaugurimit të laboratorit për teste RT-PCR në Qendrën rajonale të IKShPK, Qendrën e Oksigjenit në Spitalin e Përgjithshëm. , ishte kënaqësi të shohim edhe cilësinë që ofron institucioni privat shëndetësor në Gjilan, klinika “Swiss Clinique 2”.

Kjo klinikë është shembull i investimit nga diaspora në sektorin shëndetësor, duke u bërë një prej klinikave më të mëdha në regjionin e Gjilanit dhe ofron përkujdesje edhe për pacientët nga Kumanova, Presheva e Bujanoci. Sektori privat në shëndetësi në vendin tonë, ka perspektivë”, ka shkruar Zemaj..

Lini një Përgjigje

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Shkozë të Malishevës

Hoxhaj viziton fermerët e Rahovecit