Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje i nominuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, dhe Vjosa Osmani, u.d. së Presidentes së Kosovës, në kuadër të parafushatës, kanë qëndruar në Shkozë të Malishevës.
Në një Bashkëbisedim të hapur, në qendrën e fshatit, qytetarët patën rastin të dëgjojnë e flasin me kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurti, presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, ish-ministren e MEPTINIS, tani kandidate për deputete, Rozeta Hajdari, dhe kandidatët për deputetë Gani Krasniqi, Jetmira Vrenezi, Faton Peci e Visar Korenica. Mobilizimi për ta jetësuar qeverisjen e drejtë dhe progresiste me 14 shkurt po ndodh në secilin qytet, fshat e lagje, u tha në këtë tubim.


