in

Ndere dhe respekt për jetën dhe veprën tuaj

Thuhet se furtunat e jetës i godasin Lisat e mëdhenj , kështu i ndodhi kësaj mërgate të organizuar pranë këtij klubi, ku në këto pak më shumë se tre vite të fundit , nismëtarët dhe më të shquarit në organizimet dhe veprimet në rrafshin kombëtar pranë këtij klubi  ikën në amshim. Para tre vjetësh nga ne u nda Hyzri Rekaj, njeriu që i priu këtij klubi për shumë vite dhe ia doli që në dallgët e trazuara ta mbaj të bashkuar dhe të fortë në të gjitha rrafshet këtë mërgatë . Më pas në amshim iku  edhe vëllau i Hyzriut, Nebih Rekaj , kryetari parë i këtij Klubi,  dhe pas tyre në amshim ju bashkua edhe veprimtari i orëve të para të këtij Klubi Malush Ademaj, kurse dje këtij vargu të kolosëve në amshim ju bashkua edhe Hamdi Gashi njëri  nga veprimtarët e orëve të para.

Shkruan: Halil Gashi

Nismëtarët e themelimit të Klubit të parë të punëtore shqiptar “Emin Duraku”në Dyseldorf të Gjermanisë, në vitin 1978 ishin dhe mbetën heronjtë e asaj periudhe që filluan vendosmërisht rrugëtimin e tyre për Kosovën  Republikë, për Kosovën e lirë dhe të pavarur . Ata u poqën herët më idetë e bashkëkohanikëve të tyre Jusuf e Barrdhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët se bashku më diasporën e atyre viteve fuqishëm protestuan  në Qendrat Evropiane si në Zyrih, Frankfurt e Bonë, Gjenevë e Bruksel, duke trokitur më të drejtë në ndërgjegjën e Përendimit  i cili për shumë vite kishte lënë në mes të Evropës një popull  pa drejtësisht të ndarë nga trungu i tij  dhe të robëruar në prangat serbo sllave.

Thuhet se furtunat e jetës i godasin Lisat e mëdhenj , kështu i ndodhi kësaj mërgate të organizuar pranë këtij klubi, ku në këto pak më shumë se tre vite të fundit , nismëtarët dhe më të shquarit në organizimet dhe veprimet në rrafshin kombëtar pranë këtij klubi  ikën në amshim. Para tre vjetësh nga ne u nda Hyzri Rekaj, njeriu që i priu këtij klubi për shumë vite dhe ia doli që në dallgët e trazuara ta mbaj të bashkuar dhe të fortë në të gjitha rrafshet këtë mërgatë . Më pas në amshim iku  edhe vëllau i Hyzriut, Nebih Rekaj , kryetari parë i këtij Klubi,  dhe pas tyre në amshim ju bashkua edhe veprimtari i orëve të para të këtij Klubi Malush Ademaj, kurse dje këtij vargu të kolosëve në amshim ju bashkua edhe Hamdi Gashi njëri  nga veprimtarët e orëve të para.

Një telefonatë nga Rifat Hamiti  mësuesi I shkollës shqipe dhe veprimtari i dalluar në Dyseldorf dje më bëri më dije se iku në amshim Hamdi Gashi që  për disa dekada kishte punuar në gazetën  Reiniche  Post në radhitjen kompjuterike. Nuk doja të besoja, por zëri që dridhej i përzier më vaj më bëri që t’i besoj lajmit të hidhur të Rifatit.

Në ato qaste filluan të më sillën vërdallë në kokë kujtimet që kisha më te për më shumë se pesë vite sa isha pranë kësaj Qëndre Kulturore. Hamdiu ishte i angazhuar për kontakte të Klubit e më pas Qendrës Kulturore  më palën gjërmane, përmes tij merrnim lejet në polici për organizim të protestave, paraqitnim kërkesat tona në Qeverinë e Landit dhe në Bundestag, përmes tij i dolëm që të dërgojmë avionin e parë në Rinas më ndihma për popullatën e zhvendosur të Kosovës nga lufta .  Hamdiu ishte alfa dhe omega në takimet sensibilizuese që i mbanim më palën gjermane  për luftën në Kosovë, për grumbullimin e ndihmave dhe shumë organizime që kishim bashkë më popullin gjerman, ku  më ka mbet në kujtesë organizimi I protestës më Nënat Gjermane  kundër luftës dhe masakrave që bëntë Serbia në Kosovë. Ishte e pazëvendësueshëm angazhimi i tij më klubin e futbollit FC Kosova që garonte ne Kreis Liigen e  Dyseldorfit dhe përmes këtij klubi dhe sukseseve që i arrinte afirmohej edhe çështja e Kosovës. Ishin këto disa nga më të veçantat  që mu kujtuan për shokun dhe mikun tim Hamdi Gashi.

Ka dhjetë ditë që u dëgjova më te herën e fundit më telefon, si zakonisht ishte i hareshëm por edhe i brengosur për atë që po ndodhë në skenën politike rë Kosovës, nuk i pëlqenin ndasitë në mes shqiptarëve, papjekuria politike dhe rrugaçëria në politikë e shqetësonin tej mase. Ishte dhe mbeti si gjithmonë institucionalist, luftëtar i paepur për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe rrumbullakësimin e shtetësisë se Republikës se Kosovës. Vazhdonte të luftonte matrapazët në mërgatë të cilët akoma po vazhdojnë ta  mashtrojnë dhe ta shfrytëzojnë mërgatën shqiptare për një grusht vota apo një grusht euro. Vazhdonte të ishte i hidhëruar për atë se shteti i Kosovës bëri pak apo më mirë të themi nuk bëri as gjë për mërgatën shqiptare e cila Kosovës i dha krejt çka pati në luftë dhe në paqe.

Dhe në fund një shpërthim i aortës  për pakë minuta e dërgoi në amshim duke na lënë më të varfër edhe për një veprimtar të orëve të para të mërgatës shqiptare, numri i të cilëve po bie nga dita në ditë.

Jam krenar dhe mburrëm që isha një përiudh bashkë më këta kolos të mërgatës shqiptare.

Hamdi pusho i qetë, ti ia lave  më nder borxhin atdheut. Lavdi jetës dhe veprës se Hamdi Gashit.

Lini një Përgjigje

Vaksinat kundër COVID-19 edhe para shkurtit?

Ministri Zemaj viziton të lënduarit në Klinikën Emergjente