in

Ministri Zemaj viziton të lënduarit në Klinikën Emergjente

Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, nëpërmjet një shkrimi të postuar në Facebook, njofton se ka vizituar të lënduarit që po trajtohen në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Postimi i Zemajt:

Nga shpërthimi i sotëm në Ferizaj, 15 qytetarë nga spitali i Ferizajt janë sjellë në Klinikën Emergjente në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Gjatë vizitës të të lënduarve në Emergjencë, pash përkushtimin dhe trajtimin që po ju bëhet nga personeli shëndetësor.

Të gjithë të lënduarit në Emergjencë po ashtu edhe në Spitalin e Ferizajt, janë duke marrë trajtimin maksimal.

Shërim të shpejtë të lënduarve!

Lini një Përgjigje

Ndere dhe respekt për jetën dhe veprën tuaj

PDK-ja do të ketë në listë 2 kandidatë për deputetë nga Lugina e Preshevës