in

Ndahet nga jeta në moshën 36 vjeçare kapiteni historik Marius Zaliukas

Klubi skocez i Hearts ka vendosur ti dedikojë gjysëmfinalen e Ëilliam Hill Scottish Cup të fituar në derbin me Hibernian, ish-kapitenit historik Marius Zaliukas, pas vdekjes së tij në moshën 36 vjecare. Ish-mbrojtësi lituanez i kishte udhëhequr Hearts në finalen e Kupës së Skocisë kundër Hibernian në 2012, gjatë 7 viteve në të cilin ka luajtur në Tynecastle (Edimburg, stadiumi i Heart of Midlothian) e më pas ka luajtur për Leeds e Rangers. Tekniu i Hearts Robbie Neilson ka sqaruar se Zaliukas ishte i sëmurë nga një sëmundje e motoneuroneve. Lajmi është njoftuar nga Federata lituaneze gjatë gjysëmfinales së Hearts, në Scottish Cup, kundër rivalëve të qytetit të Hibernian: “Marius ka inspiruar shumë lojtarë të rinj e kontributi i tij në futbollin lituan nuk do të harrohet kurrë. Në emër të komunitetit futbollistik lituanez, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen e Marius”.

Lini një Përgjigje

Holanda kundër negociatave me Shqipërinë, dritë të gjelbër për Shkupin

Koço Devole në gjendje tërëndë me Covid 19