in

Naimi përpara Krishtit

Naim Frashëri, një nga figurat më emblematike të Rilindjes Kombëtare, bëri një akt madhështor për njohjen dhe vlerësimin e Biblës së Shenjtë, duke përkthyer në shqip fragmente sinoptike të Ungjillit të Shën Gjonit, përkatësisht duke evidentuar idenë e tij humaniste dhe filozofike, për personin e sakrificës dhe martirizimit për të gjithë njerëzimin, birin e Perëndisë Jezu Krisht Nazaretin.

Dija e Naimit argumentohet më së miri në librin e tij poetik “Lulet e verës” në poezinë e tij “Para Krishtit”, e cila është lënë në harresë nga studiues dhe kritikë letrarë, ku poeti human pranon ekzekutimin, vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit që përmbysi mëkatet e njerëzimit.

PËRPARA KRISHTIT

Djalëth, njeriu i Perëndisë

Fytyra jote mua më tregon 

Ah! Të këqijet’ e njerëzisë,

Që ka punuar edhe punon.

Se kjo fytyrë

Eshtë pasqyrë,

Dhe na rrëfen,

E s’na gënjen.

Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë

Nga veth’ e tinë e nga i vëllaj

Që kanë vrarë edhe kanë prerë

Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.

Zot, ti ke vuar

Edhe s’ke pushuar,

Nga njeriu hoqe,

Për të u përpoqe.

Ti u përpoqe për njerëzinë,

Dhe dashurinë e bëre besë,

Njeriut vure nom miqësinë,

Që kur të lindet gjer sa të vdesë.

Për këtë fjalë

Të qofsha falë,

Se njerëzia

Ё’Perendija.

~22 nentor 2022,GG-NY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Eksperti amerikan: Kurti po i përdor targat për diçka tjetër

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla