in

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit ndalohet të lundrojnë në gjirin e Vlorës. Ky njoftim është dhënë për shkak të motit të keq, me dallgë që arrijnë nga 1.80 deri 3.50 metra. Kapiteneria e Vlorës njofton të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar. Po ashtu, u njoftua të merren masat për sigurimin e mjeteve dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave të rrezikshme.Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërkohë që përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës pritet këtë mbrëmje, pas orës 19:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Naimi përpara Krishtit

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të lënduar