in

Nacionalisti Haki Taha vrau mikun e Nexhmijes dhe të Enverit

Gani Mehmetaj

Haki Taha e ndëshkoi mashtrimin e tradhtinë e Miladin Popoviqit, sepse qe marr vendimi nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, ku bënte pjesë ai. Për vrasjen e tij më vonë u ngritë shumë pluhur, u krijua mjegull, u fshehën faktet, u ndëshkuan mizorisht ata që morën pjesë dhe organizuan vrasjen. Po ashtu nuk u tha se Haki Taha ishte patriot e nacionalist me ndjenjën sublime të sakrificës. 

Propaganda jugosllave e shqiptare e cilësuan reaksionar e bashkëpunëtor të fashizmit, ndërsa nuk ishte. Në kohën e vrasjes nuk u tha se Miladinin, mikun e Enverit e të Nexhmijes i vrau UDB-ja, sikurse përpiqeshin ta paraqisnin shumë vjet më vonë, pas prishjes së marrëdhënieve vëllazërore serbo-shqiptare. Por u trumbetua nga të gjitha boritë jugosllave e shqiptare se sekretarin e Komitetit Krahinor të Kosovës, Miladinin e vranë reaksionarët e vendit. E kapen grupin që organizoi vrasjen, u vra Haki Taha, ndërsa u përshkallëzua hakmarrja kundër shqiptarëve të Kosovës që kishte nis me t’ u largua ushtria gjermane.

Askush nuk e thotë faktin se ndjekjen e Haki Tahës pas vrasjes së Miladinit e udhëhoqi Xhavit Nimani me policët e OZN-ës prapa. Këtë e thonë të gjithë dëshmitarët e asaj dite të kobshme, këtë ma thanë edhe mua, mirëpo fatkeqësisht asnjë televizion i Kosovës e i Shqipërisë nuk i mori në intervistë dëshmitarët, të cilët në kohën kur bisedova me ta kishin shkelur në të tetëdhjetat. Njëri nga dëshmitarët e kishte parë Haki Tahen në “pleme” në Prishtinë, ndërsa vija e gjakut e tradhtonte vendin ku u fsheh. Dmth Haki Tahen e plagosen më parë, më vonë e vrau vetën. Tjetri e mbante në mend kufomën e tij në rrugën tjetër disa qindra metra larg nga “plemja”. Askujt nga mediet nuk i interesoi e vërteta jashtë “kujtimeve” të Enver Hoxhës.Në dosjen e shërbimit sekret të Shqipërisë do të ishte me interes të gjendet dosja e versionit të parë të vitit 1945, dhe dosja e retushuar pas vitit 1948,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vizita e Merkelit në Ballkan: një rajon me shumë kantierë ndërtimi

Mediet gjermane për vizitën e Merkelit: Nën radarin e BE -së