in

Muzikë Marigona Qerkezi do të debutojë në qytetin e lindjes, në Zagreb, në Teatrin Shtetëror të Kroacisë

Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi, ka një krijimtari të pasur artistike, ka shkelur shumë skena anembanë botës dhe vazhdon të marrë role të mëdha në shumë evente artistike, shkruan albinfo.ch.

Marigona Qerkezi, e cila me zërin e saj të fuqishëm dhe me paraqitjet dinjitoze është duke mahnitur botën dhe është fituese e shumë çmimeve të rëndësishme.

Por, një ndjenjë të veçantë ajo e ndan me ndjekësit e saj në mbrëmjen e djeshme, duke njoftuar do të debutojë në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb me një nga veprat e njohura të Verdit.

Postimi i plotë:

“Lajm i mrekullueshëm Great news

Po e filloj vitin me një angazhim shumë të rëndësishëm për mua.

Do të debutoj në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb, në qytetin tim të lindjes.

Jam shumë e lumtur të interpretoj rolin e Leonoras nga opera “Il Trovatore” e Giuseppe Verdit nën dirigjimin e Maestro Pier Giorgio Morandi dhe regjinë e Arnaud Bernard.

Shfaqjet janë më 19 / 22 dhe 26 janar 2022. Mirësevini”, shkruan Qekrezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Gërvalla reagon për çështjen e referendumit të Serbisë

Kryetari Meta pas shkarkimit (përfundimit të mandatit) pritet t´i bashkohet Revolucionit !