in

Gërvalla reagon për çështjen e referendumit të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka thënë se Qeveria nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën.

Në një postim në Twitter, Gërvalla ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe nëse kërkohet nga miqtë më të ngushtë.

“Kjo qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën, as kur kërkohet nga miqtë më të ngushtë”, ka shkruar Gërvalla.

Përkundër që nuk është ligjore, ambasadorët e Quint-it sot kërkuan nga qeveria e Kosovës që ta lejojë Serbinë të mbajë referendumin e saj edhe në territorin e Kosovës.

Menjëherë pas refuzimit të kërkesës së Quint-it nga ana e qeverisë, ambasadorët e shteteve të Quint-it u takuan me Kurtin, Osmanin, Konjufcën e Gërvallën.

Pas takimit, Kurti njoftoi para mediave se është thirrur seancë e jashtëzakonshme nesër në ora 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Masakra e Reçakut

Muzikë Marigona Qerkezi do të debutojë në qytetin e lindjes, në Zagreb, në Teatrin Shtetëror të Kroacisë