in

Muzeu i Rajhut të Tretë në një depo të kontrabandistëve të armëve

 Një nga të arrestuarit, një gjerman i lidhur me ekstremin e djathtë, kishte një dhomë plot me uniforma naziste dhe portrete të Adolf Hitlerit.

Xhandarmëria Spanjolle u befasua nga një zbulim i papritur, pasi hyri në një depo të paligjshme armësh në tregun e zi.

Megjithëse prisnin qindra armë zjarri dhe municione, në njërën nga dhomat gjetën një koleksion që ata e përshkruanin si “Muzeu i Rajhut të Tretë”.
Policia në një depo në Andaluzi arrestoi tre burra, dy gjermanë dhe një britanik, dhe sekuestroi më shumë se 160 armë, përfshirë 30 pushkë sulmi dhe 10,000 copë municion.

Kapjet dhe arrestimet shënojnë fundin e një hetimi që zgjati më shumë se një vit dhe filloi kur autoritetet vunë re një rritje të mprehtë të krimeve të armatosura në rajonin e gjerë. Hetuesit filluan të dyshonin për një shtetas gjerman i cili jetonte në Malaga me një emër të rremë.

Në bashkëpunim me policinë gjermane, xhandarmëria spanjolle kontrolloi apartamentin e tij dhe gjeti një punishte ku armët përpunoheshin para se t’u shiteshin shitësve të drogës në Andaluzi.

Kur hynë në depo, ata gjetën gjithashtu një koleksion nazist me madhësi mbresëlënëse në shtëpinë e njërit prej dy gjermanëve të arrestuar të lidhur me grupe të ekstremit të djathtë.

Lini një Përgjigje

Elezi flet rreth përgatitjeve të KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

Hoxhaj shpalos Planin e rimëkëmbjes në Fushë-Kosovë