Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar strukturat e kësaj partie në Fushë-Kosovë, ku ka shpalosur në detaje Planin e rimëkëmbjes ekonomike.
“PDK është e vendosur dhe e bashkuar për të realizuar programin e Rimëkëmbjes në të gjitha qytetet në Kosovë. Pritje të jashtëzakonshme patëm nga strukturat e partisë në Fushë Kosovë, ku prezantova në detaje programin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike e politike.
Fondi prej 1 miliard eurove do të ketë si synim edhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve tanë, duke rritur pensionet deri në 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%, për të gjithë përfituesit. Këto janë vetëm disa nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim në muajt e parë të qeverisjes”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.


