in

Muja dhe Rrahmani besojnë te rezultati pozitiv kundër Izraelit

Arbnor Muja dhe Albion Rrahmani po besojnë se Kosova është në gjendje të nxjerrë rezultat pozitiv kundër Izraelit.

Kombëtarja kosovare e nis fushatën e kualifikimeve të shtunën në Tel-Aviv, ndërsa ekspedita do të niset për në Izrael, të premten, në orët e mëngjesit. 

Sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës, stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse e ka shfrytëzuar për ta shpalosur në praktikë idenë dhe skemën e lojës kundër izraelitëve.

Muja ka lavdëruar grupin e lojtarëve. 

 “Është hera e parë që jam me ekipin kombëtar. Është një ndjenjë shumë e mirë të jem pranë këtyre lojtarëve, pranë kombëtares dhe vendit që jam rritur. Ndihem shumë i privilegjuar të jem në këtë mes. Është një ndjenjë të cilën kam pritur ta përjetoj edhe më herët mirëpo s’ka qenë koha e duhur, por tash mendoj se është diçka fenomenale. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe të dëshmuar edhe në ekipet e tyre, derisa bashkë me stafin e trajnerëve po përgatitemi shumë mirë për ndeshjet kundër Izraelit dhe Andorrës”, ka thënë ai. “Besoj në këtë grup dhe në rezultate pozitive në të dyja ndeshjet”.

Rrahmani ka thënë se ndihet i privilegjuar që është grumbulluar si futbollist i Superligës. 

“Është një ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës. Unë këtu jam lindur dhe rritur si futbollist. Shpresoj ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij dhe të kualifikohemi në Euro 2024. Izraeli? Besoj në rezultat pozitiv, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe të gjithë janë në ecuri të mirë në klubet e tyre. Shpresoj ta dëshmojnë këtë edhe në ekipin kombëtar dhe pse jo të arkëtojmë tri pikë atje”, ka thënë ai. “Përfaqësues i Superligës në kombëtare? Patjetër është një privilegj. Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse më ka dhënë motiv jashtëzakonisht shumë që të vazhdojë me gola në Superligë. Por, fillimisht shpresoj të nxjerrim rezultate pozitive me kombëtaren e pastaj të vazhdojë me përmbushjen e objektivave me klubin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

A do t´i mbetet Prestige Resort Ramës në fyt, sikurse Kosova Vuçiqit !

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s vendosej fati i kombit tonë