in

A do t´i mbetet Prestige Resort Ramës në fyt, sikurse Kosova Vuçiqit !

Rama inspektoi Prestige Resort kur po ndërtohej, drekoi edhe me Pacollin

Sherif Ramabaja

Ekzistojnë përbindësh, të cilët me përmasa gjigante i gëlltisin gjërat. Kjo është   zakonisht e njohur në mitologji, por në realitet kjo teori është e përhapur në mënyrë figurative dhe imagjinare edhe tek diktatorët, autokratët si dhe shtetet me një sistem komunist dhe diktatorial.

Serbia gjatë historisë është e njohur për gëlltitjen e territoreve shqiptare duke filluar nga Molla e Kuqe – Nishi, Sanxhaku, Maqedonia, Mali i Zi etj. pa përkujtuar në këtë rast Janinën, Çamërinë dhe Prevezën në Greqi.

Kjo gëlltitje e territoreve shqiptare nga fqinjët ishte bërë rutinë e zakonshme, sepse shqiptarët nuk ishin në gjendje t´u kundërviheshin përbindëshave të kohës, por fatkeqësish këta përbindësha sot po përpiqen që të ringjallen sërish.

Vuçiqi i Serbisë qe 20 vite po përpiqet, për të satën here, që sërish ta gëlltis Kosovën, e këtë përpjekje e bëri edhe këto ditë në Ohër. Më shumë se 13 orë i mbajti peng EU, SHBA dhe delegacionet e tyre në këtë përpjekje.

Në fund po ky Vuçiq krenohej se është i ushtruar dhe posedon durim të çeliktë gjatë gëlltitjes, gjë që të tjerët dorëzohen nga lodhja, pagjumësia dhe mundimi, pa menduar që Kosova do t´i mbetej në fyt, sikurse që i kishte mbetur shefit të tij, kriminelit Miloseviç.

Nuk janë të njohur vetëm fqinjët tanë në gëlltitje me përmasa të tilla, por kemi ne edhe shqiptar, që zakonisht kur është në pyetje interesi personal i tyre dhe pushteti, e ushtrojnë këtë profesion me zell.

Këtë e kemi vërejtur së pari nga personalitetet e Revolucionit Socialist të cilët pa kurrfarë mëshire i gëlltisnin kundërshtarët, me gjithë familjet e tyre.

Një skenë të tillë po e vërejmë tash edhe nga kryeministri Rama, i cili në disa faza po mundohet që ta gëlltis Prestige Resort. Fjala është për një medium të pavarur, i cili nuk është nën linjën, urdhrat dhe regjinë e tij.

Rama gjatë mandateve të tija në pushtet ka bërë përvojë të madhe në gëlltitje, prandaj nuk po i shihet fundi se ku mund të ndalet.

Me urdhër të Serbisë ishte munduar që ta gëlltiste edhe Kosovën, por e kishte vërejtur se është kafshatë e madhe, e cila shumë kujt i kishte mbetur në fyt.

Kur dështoi me Kosovën iu kthye sërish Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke mos i zgjedhur anët, herë majtas, herë djathtas, por dëshira më e madhe e tij është që ta gëlltiste të tërë opozitën me gjith Berishën, Metën, Lulin, Alibejin etj.

Në momentet delikate të frikës, psikozës dhe shqetësimit, oreksi për gëlltitje sa vjen e po i shtohet, duke i sfiduar edhe SHBA.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Flet për herë të parë polici malazez që goditi profesorin shqiptar, tregon pse e bëri

Muja dhe Rrahmani besojnë te rezultati pozitiv kundër Izraelit