in

Mosliberalizimi i vizave nga BE-ja po e rrit ndikimin e Turqisë në Kosovë

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, ka hedhur kritika të ashpra ndaj BE-së për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i BE-së për të vonuar këtë proces do të shkojë në interes të Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave në këtë vend, sipas tij, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës.

“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të shkojë vetëm në interesin e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir në llogarinë e vet në Facebook.

Ditë më parë edhe emisari i ish-presidentit Trump, Richard Grenelli, ka hedhur kritika ndaj BE-së për liberalizim të vizave./ER

Lini një Përgjigje

OBSH: Një në tri gra përjeton dhunë fizike ose seksuale

Borrell: Është koha për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi