in

Borrell: Është koha për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se pas dhjetë vjet bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka ardhur koha e përmbylljes së këtij procesi.

Në llogarinë e tij në Twitter ai ka shkruar se BE-ja është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“10 vjet më parë, takimi i parë i Dialogut Beograd-Prishtinë u zhvillua në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hapë rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borrell./ER

Lini një Përgjigje

Mosliberalizimi i vizave nga BE-ja po e rrit ndikimin e Turqisë në Kosovë

Drejtësia e Putinit – 15-vjeçari pas hekurave